Trajneri Julen Lopetegui është shkarkuar nga Spanja në prag të Kupës së Botës.

Vendimi erdhi një ditë pasi doli lajmi se Julen kishte rënë dakort që të merrte përsipër Real Madrid pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Lopetegui ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare për të pasuar Zinedine Zidane me mbajtësit e Ligës së Kampionëve. Dhe në këto rrethana është vendosur se është e papërshtatshme që ai të vazhdojë me Spanjën.

Presidenti i Shoqatës së Futbollit në Spanjë, Luis Rubiales duhej të ishte në kongresin e FIFA në Moskë të mërkurën por ai shkoi në bazën e trajnimit të Spanjës të martën për t’u marrë me këtë çështje.

“Ne kemi qenë të detyruar të heqim dorë nga trajneri kombëtar. Ne i urojmë atij shumë fat,”-tha Rubiales. “Negociatat me Real Madrid kanë ndodhur pa u lajmëruar FA spanjolle dhe ne u informuam vetëm 5 minuta para njoftimit për shtyp.

Spanja luan ndeshjen e parë të Grupit B kundër Portugalisë të premten në mbrëmje por është pa trajner.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE