Vllaznia është zhbllokuar duke u rikthyer tek rezultatet pozitive por edhe duke shënuar shumë gola. Kuqeblutë fituan 4-0 ndaj Skenderbeut në një përballje që e dominuan totalisht.

Gilman Lika shënoi dy gola përmes dy penalltive duke i goditur saktë, njërën në fund të pjesës së parë dhe tjetrën në fillim të pjesës së dytë. Për kuqeblutë gjeti golin e parë personal Silvio Zogaj i cili shënoi sapo u fut në fushën e lojës ndërsa golin e katërt e realizoi braziliani Gonçalves. Pas kësaj fitoreje autori i dy golave Gilman Lika shpreson që ekipi të vijojë me këtë paraqitje.

Kapiteni Lika shprehet se kjo fitore sjell qetësinë por skaudra duhet të vijojë që të ketë paraqitje positive.

Për Likën Vllaznia e vuan mungesën e një sulmuesi potencial duke qenë se në 5 ndeshje është shënuar vetëm një gol ndërsa ashtu si në përballjen me Skenderbeun që u realizuan 4 gola lojtarët thotë kapiteni kanë për detyrë që të japin gjithsecili më shumë nga vetja e tyre.

Vllaznia do të kërkojë kualifikimin në Kupë në takimin e kthimit me Burrelin pas fitores 1-0 të shkodranëve në sfidën e parë ndërsa takimi me Kukësin në transfertë është një përballje e vështirë.

Vllaznia me fitoren ndaj Skenderbeut ndodhet në mesin e tabelës ndërsa në sfidat e ardhshme kërkon të tjera rezultate pozitive për të tentuar edhe më lart në renditje.

Artikulli paraprakHAP SIPARIN “AHENGU SHKODRAN”
Artikulli tjetërVLLAZNIA, TRAJNERI JONUZ: TË QËNDROJMË ME KËMBË NË TOKË