Futbollistët kanë festuar me trajnerin Panucci në dhomat e zhveshjes fitoren 1-0 në miqësoren me Uellsin si për të treguar se janë në krah të italianit.

Mbështetjen e futbollistëve për të vijuar punën e ka konfirmuar edhe vetë Christian Panucci i cili as që e çon ndërmend të dorëhiqet duke theksuar se ka futbollistët në anën e tij pasi në të kundërt do të ishte larguar.

Ishte e rëndësishme të jepnim një sinjal pasi bëmë një Ligë Kombesh të shëmtuar. Kam ndryshuar për ti dhënë ekuilibër skuadrës. Jam i lumtur për futbollistët dhe për Federatën për këtë fitore pasi të gjithë në vuajmë kur nuk fitojmë.

Megjithëse fituam kemi shumë probleme. Vuajtëm por ishim me kompakt dhe u rinisëm me kundërsulme pasi në 30 minutat e fundit në fushë ishin Bale dhe Ramsey dhe atyre nuk u pëlqen të humbasin.

Është normale që e ardhmja ime të vihet të diskutim por futbollistët janë me mua. Nëse një moment të vetëm do të mendoja që futbollistët nuk më ndiqnin do shkoja unë i pari tek Duka dhe do i kërkoja të largohesha.

Dorëheqjen nuk e jap kurrë pasi nuk dorëzohem, më pëlqen të luftoj dhe nuk e braktis anijen e cila lundronte në det shumë të trazuar dhe tashmë lundron në det pak më të qetë.

Mbyllja e vitit me një fitore ndaj një ekipi cilësor si Uellsi ishte si oksigjen për skuadrën dhe si një fitore morali.

Duket sikur trajneri Panucci të paktën për momentin e shpëtoi pankinën. Objektivi mbetet kualifikimi për në Euro 2020 dhe UEFA ka përcaktuar vazot e shortit që do hidhet në Dublin në datën 2 dhjetor.

Shqipëria ka zbritur në vazon e katërt që do të thotë tre kundërshtarë më të fortë në letër. Në grupin e Kombëtares dhe një ose dy në varësi të grupit ku shortohet do jenë ekipet më të dobëta dhe kjo e vështirëson situatën.