U VENDOS GJATË NGJITJES NGA ANTARËT E SHOQATËS SË BJESHKATARËVE. Flamuri shqiptar në kishën ortodokse të jashtëligjshme në malin e Rumisë trazon mediat pro serbo-malazeze dhe priftin ortodoks të kishës serbe Jovan Plamanec. Valëvitja e flamurit shqiptar në Rumi të Malit të Zi nga mjaft persona që u ngjitën në këtë mal, siç duket ka penguar disa media dhe zyrtar të kishave dhe institucioneve pro serbo-malazeze.

Kjo dalje në Rumi që u organizua nga shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” ka mbledhur afro 240 persona. Gazeta “Dan” analizon se për këto gjeste po dënohen vetëm ato që ngrisin flamurin serb, kurse shqiptarët po kalojnë pa pasoja. Jovan Plamenac, famullitari i kishës ortodokse serbe në Tivar, thotë se këto dalje në Rumi nuk do të ishin problem nëse nuk do të kishin edhe qëllime politike. Gjithçka, siç pohojnë në Shoqatën e bjeshkatarëve “Rumia” shkoj në rregull dhe në pajtim me traditën.“Qëllimi ynë primar i Shoqatës te bjeshkatarëve <> është zhvillimi i aktiviteteve sportive malore, ngritja e vetëdijes qytetare rreth ruajtjes së florës dhe faunës sonë dhe promovimi i vlerave tona natyrore”. Disa foto të cilat janë publikuar më parë në facebook nga vetë pjesëmarrësit me flamurin e Shqipërisë kanë qenë të mjaftueshme për të bërë çështjen e radhës. E përditshmja malazeze DAN ka kontaktuar edhe Drejtorinë e policisë e cila po heton. Ky reagim nuk ka ndodhur në rastet kur në Rumi është valëvitur flamuri serb me rastin e mbajtjeve të liturgjive. Po ashtu mediat pro serbo-malazeze nuk merren aspak me vetë ndërtimin e kishës, e cila është e ndërtuar pa asnjë leje. Kisha në majën e Rumisë, u vendos nga Kisha Ortodokse Serbe që në vitin 2005, para pavarësisë në Malin e Zi. Duket qartë se serbët, e aq më tepër Kisha Ortodokse serbe ka ende influencë të madhe duke mos lejuar heqjen e kishës në majën e Rumisë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE