Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein i quan të rrezikshme vendimet e opozitës për të djegur mandatet, aludimet për bojkot të zgjedhjeve vendore, por edhe dhunën në protestë.

Fleckenstein e quan shqetësuese këtë fakt, veçanërisht djegien e mandateve, kur thotë se me një parlament jofunksional dhe një opozitë që nuk do të kontribuojë, Shqipëria nuk duhet të habitet nëse negociatat për integrimin në Bashkimin Evropian i shtyhen sërish.

“Për momentin, ajo që kam dëgjuar unë tingëllon shumë e rrezikshme. Kam dëgjuar që opozita jo për herë të parë, do të djegë mandatet dhe këtë nuk e kuptojmë në Bruksel.

Politikanët, anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar në parlament një alternativë më të mirë se politikat e qeverisë. Si mund të bëjnë këtë nëse nuk marrin pjesë?

E dyta, kam dëgjuar që mund të ketë një bojkot të zgjedhjeve gjithashtu, por shpresoj që ky të jetë vetëm thashethem, sepse mendoj se zgjedhjet do të zhvillohen gjithsesi.

E treta gjë janë protestat. Në parim është gjë e mirë sepse tregon se njerëzit duan të vihen re, e për sa kohë është paqësore mendoj se është e drejta e njerëzve dhe ata duhet të shprehin ndjenjat

Kam parë kryesisht njerëz shumë paqësor në protestë, por pashë edhe disa që përdorën dhunë kundër Kryeministrisë. Duhet të jemi të qartë të gjithë, qoftë opozita, qoftë mazhoranca, që dhuna nuk lejohet.

Dhe duhet të jemi të qartë që janë përgjegjës ata që ftojnë për protesta, ata duhet të kujdesen që protestuesit në rrugë janë paqësorë.

Më shqetëson më shumë bojkoti apo djegia e mandateve, nuk jam i sigurt që s’do të jetë shqetësuese… nëse Shqipëria nuk ka një parlament funksional apo nëse opozita nuk do të kontribuojë,

JU LUTEM MOS HIQNI DORË NGA MANDATET, JU LITEM BËNI PUNËN TUAJ..