Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, do të mbajë të mërkurën një konferencë për shtyp në fund të vizitës së tij të rradhës në Shqipëri.

Konferenca do të mbahet në orën 10:00 pranë Qendrës së Informimit te Bashkimit Evropian, tek Pallati i Kongreseve. Në ditën e tij të parë të vizitës në Tiranë, e hënë 18 shtator 2017, eurodeputeti pati takime me Presidentin e Republikës Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjatë takimit me Metën u vu theksi tek reformat gjithëpërfshirëse dhe një konsensus i gjerë pozitë-opozitë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE