KQZ DO TË APLIKOJË NJË PROJEKT TË RI PËR KËTË PROÇES. Gabimet e ndodhura me fletët e gabuara në kutitë e votimit kanë detyruar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të aplikojnë një formulë të re për zgjidhjen e këtij problemi. KQZ do të aplikojë një projekt që reflekton ekzistencën e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara. 

Projekti sjell risi në teknlogjinë e përdorur duke dhënë mundësi për përdorim më të lehtë dhe siguri më të madhe të sistemit. Gjithashtu projekti reflekton ekzistencën e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara dhe njësitë e reja vendore sipas ligjit për ndarjen territoriale. Vënia në zbatim e projektit ka filluar në muajin prill të këtij viti dhe përfundoi ditët e fundit me testimin përfundimtar dhe trajnimin e administratës së KQZ-së.Sipas njoftimit zyrtar, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka prezantuar edhe përmbylljen e projektit “Përshtatja për zgjedhjet vendore e moduleve të zhvilluara për zgjedhjet parlamentare”, në kuadër të plotësimit të Sistemit të Integruar të Administrimit të Informacionit Zgjedhor (IEMIS).Këto muaj KQZ në bashkëpunim me konsulentët kanë bërë analizën e plotë të kërkesave specifike që duhen për zgjedhjet vendore dhe gjithë  modulet që do të përditësohen. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/1Tn1H4G1T2A?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]