Këngëtari Flori Mumajesi ka befasuar me një baladë për Shën Valentin, të titulluar “Ku Gabuam” .

Pa asnjë paralajmërim të mundshëm ai në rrjetin social Facebook ka publikuar videon me tekst “Ku Gabuam”. Kjo është një baladë, që këngëtari thotë se është për të gjithë atë që kanë dashur dhe për ata që nuk do të duan kurrë. “Ku gabuam”, e mbaron shkrimin e tij në Facebook bashkëngjitur me videon në fjalë. Ky projekt u lansua edhe në YouTube dhe nuk dihet nëse do të bëhet me videoklip.