Flota Ajrore shqiptare është pajisur me helikopterë të tipit “Black Hawk” nga SHBA.

Vendimi erdhi pas një marrëveshje me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe me qeverinë amerikane, gjatë një vizitë të ministres Olta Xhaçka në gardën kombëtare të New Jersey.

Xhaçka raporton se: “Falë kësaj mbështetjeje të jashtëzakonshme të aleatit tonë strategjik, do të rritet edhe gatishmëria dhe operacionaliteti i Forcës tonë Ajrore.”

Garda kombëtare e New Jersey-it do të bëjë gjithashtu trajnimin e pilotëve dhe teknikëve shqiptarë, si dhe do të kujdeset për mirëmbajtjen e helikopterëve.