Ka nisur nje tjeter proces i rendesishem per maturen shteterore.Kandidatet per studente kanë nisur kete te hene plotesimin e formularit A2 ku mund te perzgjedhin deri ne 10 dege studimi.

Ndryshe nga viti i kaluar kete radhe maturantet kane ne dispozicion 6 ditë për të kryer aplikimet për ne universitet .

Mësohet se këtë vit ka një fluks të aplikimeve në universitetin “Luigj Gurakuqi” te Shkodres, ne te gjitha fakultetet e ketij universiteti.

Ministria e arsimit ka vendosur që nga periudha 30 korrik – 4 gusht kandidatet që kanë kryer arsimin e mesem përfishirë dhe ato jashtë vendit pas kryerjes se pagesës, të aplikojnë në portalin U Albania nëpërmjet formularit online.

Kështu aplikimi mund të kryhet në çdo mjedis që ka akses interneti sipas proçedurave të përcaktuara .Studentët kanë akses të hyjnë në ato degë ku rezultatet e lejojnë të aplikojë.

Nëse një student me mesatare 6 tenton të aplikojë te mjekësia, nuk do i dalë fare si opsion, pasi ai nuk mund të aplikojë as te infermieria as te degët e tjera të mjekësisë.

Ndërkohë përsa I përket kushteve të pranimit jaë pothuajse të njëjta me ato të vitit 2017- 2018 ku mesatarja e shkollës së mesme vlerësohet më 50 % të pikëve ndërsa 50% të tjerat I kanë lëndët sipas specifikës së degës së studimit .

Maturantët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare.