Orari është ndryshuar si shkak I fluksit të punës në tetimin e të gjithë tamponëve që mbërrijnë në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë dhe punës që po bëhet për hapjen e një laboratory të dytë. Në postimin e bërë public nga Ministria e Shëndetisisë thuhet:

Nisur nga fluksi I punes 24/7 ne Institutin e Shendetit Publik, ku po punohet pa nderprerje ne cdo ore te dites dhe nates prej me shume se 4 muajsh si dhe nisur nga zgjerimi i kapaciteteve te testimit dhe per te permbushur raportimin 24 ore, perditesimi I situates se shkaktuar si pasoje e COVID19, duke filluar nga dita e shtune, date 18 Korrik e ne vijim, do te jete live ne oren 16:00 ne ERTV, ne faqen fcb te Ministres Manastirliu si dhe per median- perfundon njoftimi.

Në të gjithë vendin, deri më tani janë të konfirmuar më shumë se 3900 të prekur me COVID-19, ndër të cilët më shumë se 1500 janë raste aktive. janë shëruar më shumë se 2 mijë e 200 persona dhe janë shënuar më shumë se 100 viktima ku numri pritet të ndryshojë pas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Qarku I Shkodrës renditet I treti për nga numri I të prekurve nga ky infeksion me më shumë se 480 të prekur në total, pas Tiranës dhe Durrësit.

Ndërsa sa I takon bilancit të fataliteteve, Shkodra renditet e dyta pas Tiranës me 17 viktima të konfirmuara deri më tani. Faktikisht, në bazë të informacioneve që Star Plus ka, mungesa e tamponëve ka bërë që të testohet një numër I vogël qytetarësh të cilët kanë shfaqur simptoma duke mos krijuar një panoramë të qartë të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë gjatë ditëve të fundit.