Policia rrugore e Tiranës ka zhvilluar sërish kontrolle gjatë natës së kaluar për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit në rrugë. Këtë herë policia ka ndaluar një të ri nga Shkodra që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën Durrës-Tiranë duke e ndëshkuar.

Me Radar me Policinë Rrugore të Tiranës në rrugën interurbane Durrës-Tiranë.
Parandalimi i aksidenteve rrugore ka mobilizuar 24/24 h Policinë Rrugore të Tiranës.

Drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi 26-vjeçar K.M., nga Shkodra me 182 km/h dhe në kushte të 🌧 në rruge.

Te ✈ në 🛣 dhe aq më keq në kushte dhe të 🌧, do të thotë të vrasësh jetën me dëshirë🚑🚑🚑🚑🚑🚑🚑

Reklamimi i shkeljeve të ndryshme te Kodit Rrugor ka një qellim të vetëm: Sensibilizimin e drejtueseve të mjeteve dhe të këmbësorëve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që të shpëtojmë jetë dhe jo të ndëshkojmë fajtorët pas aksidentit.

Por duam sensibilizim që të gjithë së bashku të kontribuojmë për sigurinë e jetës në rrugë. 🚔🚔🛣🛣🛣✍✍✍✍ 🚫🚫🚫🚫✈✈✈✈✈🛣🛣🛣🛣🚑🚑🚑🚑”, shkruhet në faqen e Policisë së Shtetit në “Facebook”.

 

Artikulli paraprakINSTITUCIONET E PËRKUJDESIT SOCIAL DO TË MONITOROHEN ME KAMERA
Artikulli tjetërDIMRI PAGËZOHET ME BORË NË VERI, DIBRA ZBARDHET E TËRA