NËSE NUK E PARANDALOJMË SHPEJT DËMI I SHKAKTUAR DO TË JETË I MADH. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vënë në dispozicon 130 milionë dollarë në dispozicion të vendeve të prekura me virusin Ebola si Guinea, Liberi dhe Sierra Leone. Lajmi u bë i ditur në konferencën vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos trembin planetin, për atë që po ndodh në të gjithë Afrikën. Këto tri vende janë goditur rëndë. Ne do të përpiqemi të mbështesim sa më shumë të mundemi. Por bizneset në Afrikë duhet të fillojnë të punojnë dhe të krijojnë vende të reja të punës, që ekonomia e vendeve të rritet. 

Sipas presidentit të Bankës Botërore Jim Yong Kim, Ebola do të shkaktojë humbjen e qindra milionë dollarëve, duke ndikuar në rritjen ekonomike të vendeve të prekura. 

Nëse nuk do të arrihet shpejt të pengohet përhapja e virusit në vendet fqinje, dëmi ekonomik do të shkojë deri në fund të 2015 në 32,6 miliardë dollarë dhe kjo vetëm për Afrikën Perëndimore”.

Ndërkohë që Organizata e Kombeve të Bashkuara, bën me dije se frenimi i Ebolës mund të behet pas tre muajsh. Të gjithë po bëhen të vetëdijshem se izolimi i të infektuarve është mënyra më e mirë për të parandaluar transmetimin. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/aJgwABPfNWY?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE