ILAHI: TË KËNAQUR ME REFORMAT E QEVERISË SHQIPTARE. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka lëvruar këstin e radhës të huasë prej 53 milionë euro.

Pas përfundimit të bisedimeve me qeverinë shqiptare, shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi një konferencë për shtyp bashkë me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, atë të Ekonomisë, Arben Ahmetaj si dhe Guvernatoren në detyrë të BSH-së, Elisabeta Gjoni, tha se programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit. Shkalla e rritjes ekonomike pritet të jetë rreth 2 % për 2014. kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve, prodhimit të naftës, shlyerja e detyrimeve të prapambetura, dhe nga një rimëkëmbje e kërkesës së brendshme. Aktiviteti ekonomik në Shqipëri vazhdon të jetë nën potencial, dhe inflacioni është i ulët si rezultat. Sa i takon ecurisë fiskale gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të 2014 ka qenë në përputhje me objektivat e parashikuara në kuadër të programit me FMN dhe kjo është e kënaqshme. – u shpreh perfaqesuesi I fondit monetar nderkombetar. Ndaj është i rëndësishëm vijimi i reformave strukturore. Siç u përmend edhe reforma në energji, ka bërë një pjesë të rëndësishme të diskutimeve tona me qeverinë.