Vijon zbatim i planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”.

Në zbatim të këtij plani, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier të mbështetura nga FNSH Fier kanë kryer kontrolle të befasishme.

Policia e Fierit e mbështetur edhe nga FNSH kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në lokale nate, në ambiente të ndryshme dhe në akset rrugore të qytetit të Fierit, Patosit e Roskovecit.

Aksioni ka pasur për qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

“Si rezultat i kontrrolleve janë arrestuar 5 shtetas, 1 është proceduar në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 13 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për “Shpërndarje të lëndëve narkotike” dhe për “Vjedhje”.

Gjatë kontrolleve u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 4 shtetas të cilëve gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetën doza lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, konkretisht shtetasit:•D.D, banues në Roskovec•J.Ç, banues në Roskovec•M.H, banues në Roskove•O.V, banues në Patos.

Gjithashtu, u kap shtetasi i shpallur në kërkim:
•Petrit H., 27 vjeç, banues në Mallakastër për veprën penale “Vjedhje”.
Po në kuadër të kontrolleve të lokaleve, filloi procedimi penal për shtetasin:

• R.S, banues në Roskovec për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara” si edhe u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi S.R, për veprat penale “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Organizim i llotarive të palejuara”.

Policia thotë se kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.