Festival “Open on Tour”, ideuar dhe realizuar nga balerinët Enada Hoxha dhe Gerd Vaso do të organizohet mbrëmjen e kësaj të Merkure në skenën e teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Artistët do të jenë në skenë mbrëmjen e sotme në orën 19.00.

Festivali sjell 10 artistë argjentinas, që do të dhurojnë një spektakël plot ritme folku argjentinase dhe tango. Grupi Sangre Nativa-Argentina vjen për herë të parë në Shqipëri për të shpalosur folkun dhe kulturën e tyre nëpërmjet valleve karakteristike, ritmike dhe elegante.

Koreogragi dhe kërcimtari argjentinas Franko Santerves tha se vjen me një dëshirë të madhe në Shqipëri

Këtu kemi 2 javë që jemi dhe kemi parë mikpritjen tuaj. Ajo që vëmë re eshte se përvecse është një vend shumë i bukur, shumë mikprites dhe e ndjejme veten se në shtëpinë tonë të dytë, pra si në Argjentinë.

Çifti i balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso kanë sjellë në Shqipëri, përkatësisht në një tur në qytetet kryesore (Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër, Elbasan, Vlorë, ), së bashku me 10 artistë argjeninës të grupit Sangre Nativa-Argentina, një copëz arti nga ky vend që muzika i flet në çdo detaj.Mbrëmjen e sotme publiku shkodranë do të shijojë ritmet dhe muzikën e kulturës argjentinase

Artikulli paraprakLEZHË, MIKU I FAMILJES VRET KRYEPLAKUN E FSHATIT
Artikulli tjetërSPAHIA: OPOZITA NUK DO TË NDALET NDAJ QEVERISË SË KRIMIT