TË HËNËN VJEN KRAJA, DA SILVA E DY TË TJERË NGA DREJTORI GRIGOLETTO
Sulmuesi kosovar, Ruhan Foniqi, do të jetë pjesë e Vllaznisë sezonin e ardhshëm. Gjatë ditës së mërkurë, 19-vjeçari ka nënshkruar edhe zyrtarisht kontratën me skuadrën shkodrane.

Ai do të jetë pjesë e saj deri në muajin janar, me mundësi vazhdimi edhe për gjashtë muaj të tjerë. Ai është shprehur shumë i lumtur me arritjen e marrëveshjes, ndërsa ka premtuar se do të japë maksimumin për skuadrën e tij të re.
“Kushtet e ofruara nga Vllaznia më kanë kënaqur shumë, gjithashtu edhe këmbëngulja e trajnerit për të më pasur në ekip, kanë bërë që të nënshkruaj kontratë. Këtu do të jem deri në janar, pastaj do të ulemi përsëri për të biseduar rreth kushteve”, – deklaroi Foniqi. Ai ka premtuar se do të shënojë gola për t’i bërë të lumtur tifozët e Vllaznisë.
“Do të mundohem të shënoj sa më shumë gola për tifozët e flaktë që ka Vllaznia. Dua t’i bëj ata të lumtur dhe me golat e mi ta ndihmoj edhe skuadrën për t’i arritur objektivat që ka në kampionat”, – përfundoi Foniqi.
Gjithashtu pas Elvin Beqirit, edhe Ervis Kraja pritet ti bashkohet ekipit.
Merkatoja e Vllaznise pritet te kete disa zhvilline te tjera ne 2-3 ditet e ardhshme. Drejtuesve te saj I jane ofruar disa futbolliste nder te cilet edhe mbrojtesi brazilian Da Silva, me te cilin jane ne bisedime. Po ashtu pritet qe drejtori sportiv Grigoletto te sjelle te henen dy futbolliste te tjere, nje mesfushor dhe nje sulmues.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/2SP4xRddZeg?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakDORËHIQET KRYEMINISTRI IRAKIAN
Artikulli tjetërUJRAT E ZEZA SËRISH PROBLEM