Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos vazhdon të qëndrojë në krye të fronit të më të pasurve në SHBA për të tretin vit radhazi. Revista e “Forbes” ka publikuar listën e më të pasurve, vlera e pasurisë së të cilëve arrin miliarda euro.

Pasuria e emrave të fuqishëm të ekonomisë u rrit në një rekord prej 3.2 trilionë dollarësh, pavarësisht krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Ndërsa të ardhurat e presidentit Trump, i cili ndodhet në vend të dytë, kanë pasuar rënie nga viti i kaluar.

Surpriza e kësaj liste është presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pasuria e të cilit ka shënuar rënie, për shkak se pandemia e koronavirusit preku godinat e zyrave, hotelet dhe vendpushimet.

Pasuria e përgjithshme e listës së “Forbes” u rrit në një rekord 3.2 trilionë dollarë, pasi amerikanët më të pasur vazhduan të shtonin të ardhurat, pavarësisht se pandemia e koronavirusit shkatërroi ekonominë dhe bëri që më shumë se 1.8 milionë amerikanë të humbin punën e tyre.

Eric Yuan, shefi ekzekutiv i Zoom Video Communications, i cili gjendur sidomos në epokën “punë nga shtëpia”, është një nga 18 të shtuarit në listë, me një pasuri neto prej 11 miliardë dollarësh.

Trump, nga vendi i 275 ka shkuar në vendin 352, sepse pasuria e tij u shtua me një vlerë neto prej 2.5 miliardë dollarësh, nga 3.1 miliardë dollarë që ishte vitin e kaluar.