Forca Detare Shqiptare dhe anija “Butrinti” me mision në detin Egje kanë shpëtuar 50 emigrantë, të cilët ishin nisur nga Ceshme i Tuqisë drejt ishullit te Chiosit në Greqi.

Emigrantët u shpëtuan gjatë patrullimit të anijës, mbrëmjen e djeshme.
Siç njofton ministria e Mbrojtjes emigrantët ishin 40 burra dhe 10 gra.

“Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës rojes bregdetare turke, greke dhe Forontex.

Emigrantet janë marre nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit te Ceshmes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Artikulli paraprak‘CORRIERE DELLA SERA’: ROLI I BLEDAR IBRAHIMIT DHE LIDHJET E TIJ ME ISIS
Artikulli tjetërVAJZA 11 VJEÇE DËRGOHET E PAJETË NË SPITAL