Emigrimi masiv i të rinjeve ka nxitur mbajtjen e një forumi në Lezhë me temë “Emigrimi nuk është përgjigja” i cili kishte për qëllim frenimin e këtij fenomeni.

Përballë të rinjeve referoi Altin Prenga një emigrant i cili është rikthyer në vendlindje, duke investuar dhe arritur mjaft sukses në fushen e agroturizmit.

Teksa tregoi historinë e tijë Prenga tha se emigrimi nuk është zgjidhje dhe nëse ka vullnet suksesi është i garantuar në vendin tonë.

Drejtori i Shkollës profesionale “Kolin Gjoka” Bardh Dedgjonaj u shpreh se arsimi profesinal është një zgjedhje e mirë për të rinjtë që të kenë një të ardhme të sigurte në vendin e tyre.

Takimi vijoj në formen e bashkebisedimit mes të rinjeve dhe përsonave që kanë arritur sukses në vendin e tyre, ndërsa qëllimi ishte për të sensibiluzuar të rinjtë që të shohin të ardhmen në vendin e tyre.

Artikulli paraprakPERAJ: KURRIKULA E RE NË ARSIM E DËSHTUAR
Artikulli tjetërVELIPOJA NË DIMËR, ME 2 SHËRBIME SHËNDETËSORE