Një foshnje 1 vjeçe e gjysmë, me temperaturë të lartë dhe fytyrë të djegur, është transportuar këtë të enjte me helikoper nga Thethi në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se foshnja kishte pesë ditë që kishte rënë në sobë me dru dhe përhapja e plagëve të shkaktuara nga djegia në fytyrë ka qenë arsyeja e temperaturës së lartë në të.

Momentalisht ajo gjendet e shtruar në repartin e Kirurgjisë Plastike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.