Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk kishin ende një vend konkret se ku do mblidheshin protestuesit të shtunën, në tubimin e thirrur nga opozita për çështjen “Xhafaj”.

Ndonëse ishte caktuar ora 11:00, vendi mbetej i paqartë dhe ishte lënë në varësi të zhvillimeve të fundit. Nëse Xhafaj do dorëhiqej, protesta do zhvillohen te Kryeministria, në të kundërt opozita do mblidhej poshtë Ministrisë së Brendshme.

Por në kushtet kur Rama u shpreh i vendosur për moslargimin e Fatmir Xhafajt, opozita ka ndryshuar plan dhe do protestojë përpara Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto ku fton protestuesit përpara Kryeministrisë në orën 11:00 të ditës së shtunë.

Artikulli paraprakBALLA PARALAJMËRON PD: PRISNI DITËT NË VIJIM
Artikulli tjetërNË SHIROKËN E DËMTUAR TURISTIKE