Duket si Michael, kostum i kuq dhe me të njëjtën buzëqeshje. Shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1, Michael Schumacher i mungon prej kohësh publikut.

Por, një gjë të tillë kujdesen ta bëjnë pasardhësit e tij, me djalin, Mick Schumacher dhe vajzën Gina që po bëjnë mirë në disiplinat e tyre sportive. 20-vjeçari po shkëlqen në Formula 2, ndërsa Gina ka bërë një paraqitje fantastike në garat me kuaj.

Vajza e kampionatit të Formula 1, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet ende, pasi kaloi një gjendje koma pas përplasjes në garat me ski, ishte pjesë e edicionit të 121 të “Fieracavalli” në Verona.

22-vjeçarja mori pjesë në Elementa Masters Premiere, disiplinë mjaft e njohur për tifozët e garave me kuaj dhe një ndër konkurset më të ardhurat më të larta në botë. Më pas, Gina mori pjesë në një koncert Freestyle, ku u shfaq me një kostum të kuq, si ajo e skuderisë Ferrari.

“Është një haraç për babanë tim,” shkruan Gina, që nuk zbuloi më tepër për gjendjen e babait të saj.

Artikulli paraprak“TRURI I NATO-S KA VDEKUR”, MINISTRI GJERMAN KRITIKA MACRON: EVROPA NUK MUND TË MBROHET PA NDIHMËN E SHBA
Artikulli tjetërITALI, GODITET ORGANIZATA E TRAFIKUT TË KOKAINËS, 20 TË ARRESTUAR