Pak çaste më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në afërsi të sheshit “Willson”, në Rrugën “Jordan Misja”, pranë postës nr.8.

I riu Jurgen Kurti u qëllua për vdekje nga një breshëri automatiku e zbrazur nga një automjet në lëvizje. Kurti gjeti vdekjen pak çaste pas goditjes, ndërkohë që policia mbriti në vendin e krimit brenda pak minutave.

Por kush është Jurgen Kurti?

Kurti nuk është i panjohur për mediat dhe drejtësinë shqiptare. Tre vite më parë ai u arrestua i akuzuar për vrasjen e babait të tij, në zonën e ish-Bllokut.

Po ashtu një vit më parë u ndalua sërish nga Policia i akuzuar si i përfshirë në një tjetër vrasje misterioze në qytetin e Durrësit. Por edhe nga kjo akuzë ai doli pa lagur.

Jurgen Kurti, i cili ka qenë edhe menaxher i disa personave vip, njihej për jetën e tij luksoze.

Artikulli paraprakVRASJE ME ARME ZJARRI AFER STADIUMIT “SELMAN STERMASI”
Artikulli tjetërNdahet nga jeta ikona e kenges popullore shkodrane Shyqyri Alushi