Në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Zyra Për Djem dhe Burra organizoi sot në pedonalen në qëndër të qytetit të Shkodrës aktivitetin sensibilizues “Foto mesash”.

Me anë të këtij aktiviteti të rinjtë e kësaj zyre pjesë e organizatës “Gruaja te Gruaja”, shpërndanë për qytetarët fletushka me mesazhe sensibilizuese. Gjithashtu për qytetarët që

kishin dëshirë të bëhëshin pjesë e aktivitetit zyra për Djem e Burra kishte sjellë idenë e një foto mesazhi i cili përcillej me anë të një shkrepje, ndërsa fotografitë e burrave të cilët u bënë pjesë e kësaj fushate u afishuan në banerin që ishte vendosur.

16 ditët aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore kanë si qëllim rritjen e sensibilizimit tek të rinjtë.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE