Personeli i Ambasadës Austriake e kaloi fundjavën në natyrën e bukur të Parkut Kombëtar të Qafë-Shtamës. Ata u pritën në hyrje të parkut nga të rinj të “Smile Albania”dhe s

pecialistë të natyrës në Bashkinë e Krujës që prezantuan te vizitorët historikun e këtij parku,vlerat e tij natyrore dhe kulturore, ato kurative dhe kulinarinë e veçantë të zonës.

Ekipi i Ambasadës, shoqëruar nga udhërrëfyes vendas shëtitën në pyjet me pisha të parkut, në shpatet malore, u argëtuan në barin e lëndinave dhe vlerësuan ujin e veçantë të kroit të “Nënës Mretneshë”.

Në përfundim të piknikut, ata lanë përshtypjet më të mira pranë udhërrëfyesve të Bashkisë Krujë që i shoqëruan.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE