Në Fototekën Kombëtare të Marubit në Shkodër është çelur ekspozita retrospektive e mjeshtrit të fotografisë shqiptare Angjelin Nenshati.

Ekspozita e parë retrospektive e tij vjen si rezultat i programit të ekspozitave “Archive Reloaded”, që orientohet në koleksionet e paekspozuara më parë për publikun.

Të pranishmit në këtë event patën mundësi të shikojnë foto të papublikuara më më parë të mjeshtrit Angjelin Nënshatit në periudhën e diktaturës komuniste dhe në atë të tranzicionit të viteve ’90.

Drejtori i Fototekës Kombëtare të Marubit Lucian Bedeni u shpreh se ky fond fotografish i mundësuar nga familja Nënshati janë një vlerë e madhe për Fototekën Marubi dhe se duhet bërë ende shumë punë pasi ka ende shumë punime të fotografeve të njohur që ende nuk janë bërë publike .

Ndërkohë djali i Angjelin Nënshatit falenderoi Fototekën Marubi për këtë bashkëpunim dhe vlerësim.

Angjeli Nenshati lind në Shkodër në vitin 1929 dhe ndërroi jetë në vitin 2008. Impakti me fotografinë erdhi nga rasti fatlum i të rënit në dorë që herët i një aparati fotografik, me të cilin bëri shkrepjet e para në kontekstin e një qyteti me traditë në këtë fushë.

Me vendosjen e regjimit komunist, për t’iu shmangur disi persekutimit për prirjet e tij demokratike e fetare, nga viti 1948 kur vendoset në Pukë e deri në 1957, është arsimtar pranë shkollave të ndryshme, por kjo nuk e pengon të punojë edhe në fushën e fotografisë.

 

Artikulli paraprak“QUARTTETO DI CREMONA” PERFORMON NË SHKODËR
Artikulli tjetër“TI JE DASHURIA…”, NGA DAVID BOSETA