Franca do të mbajë në fuqi gjendjen e emergjencës derisa të përfundojë lufta totale dhe globale kundër Shtetit Islamik (ISIS).

Kështu deklaroi kryeministri francez Manuel Valls në një intervistë për BBC. Gjendja e emergjencës hyri në fuqi në Francë pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris dhe u vendos për 3 muaj. Në këtë situatë, policia franceze ka më shumë fuqi për të kryer kontrolle dhe për të vendosur arreste shtëpiake.  I pyetur për gjendjen e emergjencës, Valls tha se ajo do të zgjasë sa të jetë e nevojshme: “Për sa kohë ka kërcënim, ne duhet të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme. Ne do të luftojmë Shtetin Islamik kudo që të jetë dhe lufta që po bëjmë duhet të jetë totale, globale dhe e pamëshirshme”. Kryeministri francez gjithashtu paralajmëroi se kriza e emigrantëve po e vendos në rrezik të madh Bashkimin Europian. Ai tha se Franca ishte në luftë dhe kjo do të thotë se duhen përdorur të gjitha mjetet pa shkelur demokracinë, për të mbrojtur popullin. Valls tha se Evropa nuk mund të pranojë të gjithë refugjatët e krizave në Lindjen e Mesme, përndryshe shoqëritë evropiane do të destabilizohen plotësisht.

Artikulli paraprakSHKARKIMI I PUNONJËSVE TË QËNDRËS SË ZHVILLIMIT, TOTOZANI LETËR TË HAPUR KLOSIT
Artikulli tjetërDY TRAGJEDI TË REJA NË DETIN EGJE, 7 TË VDEKUR