Pjesa jugore e Francës po përballet me një situatë të vështirë zjarresh. Vetëm gjatë natës që lamë pas raportohet se janë evakuuar 10.000 banorë për shkak të rrezikut që u kanosej.

Qindra zjarrfikës janë angazhuar dhe po luftojnë me flakët pranë Bormes-les-Mimoses, në rajonin e Provence-Alpes-Côte d’Azur të vendit. Franca më herët u kërkoi fqinjëve të saj të BE më shumë ndihmë për të luftuar zjarret. Rreth 4,000 hektarë tokë janë djegur përgjatë bregut mesdhetar, në brendësi të maleve dhe në ishullin e Korsikës. Një nga zjarret më të rënda ka përfshirë njëzonë afër vendpushimit popullor të Saint-Tropez. Në Korsikë, qindra shtëpi janë evakuuar. Më shumë se 4,000 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e zjarreve që nga e hëna. Të paktën 12 zjarrfikës janë plagosur dhe 15 oficerë të policisë janë lënduar nga afiksia prej tymit, thonë zyrtarët.

Artikulli paraprakBASHA THËRRET NË TAKIM 43 DEPUTETËT E ZGJEDHUR TË PD
Artikulli tjetërAKSIDENT ME PASOJË VDEKJEN NË AKSIN SHKODËR-VELIPOJË