Të paktën 15 persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike pasi u goditën nga rrufeja në një festival muzikor në verilindje të Francës.

Rrufeja goditi në disa zona të festivalit ‘Veux Cana’ në qytetin Azerailles. Ndër të plagosurit ka edhe fëmijë, të cilët qëndronin në një tendë gjatë stuhisë. Sipas BBC, një grua rreth 60 vjec dhe një 44-vjecar janë në gjende të rëndë.