FRANCË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një diskotekë në Francë, ku një shqiptar ka parandaluar një sulm me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi pas ndërrimit të viteve, në  Avallon të Francës ku një person i armatosur hyri në ambjentet e një diskoteke.

Fillimisht ai e la armën jashtë dhe më pas futet në diskotekë, pikërisht në këtë moment, një shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Bujar Muli ka reaguar dhe e ka goditur me grushte agresorin duke arritur që ta ndalojë.

Më pas, shqiptari është ndihmuar nga disa persona të tjerë për të neutralizuar të riun që kishte ndërmend të kryente sulmin.

Artikulli paraprakAksident hekurudhor në Danimarkë, të paktën 6 persona humbin jetën
Artikulli tjetër‘E pastë këmbën e mbarë deri në fund’, Rama: Vit i Ri pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej kohësh