Rruga “Frang Bardhi” në lagjen “3 Heronjtë” në qytetin e Shkodrës vazhdon të mbetet e harruar nga institucionet përgjegjëse.

Mungesa e infrastrukturës rrugore por edhe e rrjetit të tubacioneve të ujëra të zeza janë ndër problematikat kryesore prej më shumë se 20 vitesh në këtë zonë.

Banorët e rrugës “Frang Bardhi” pranojnë se disa herë kanë kërkuar të gjejnë marrëveshje me institucionet përgjegjëse për financimin me 50% të projektit për asfaltimin e rrugës, por të gjitha këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhër.

Edhe pse pak kohë para fushatës zgjedhore, ku premtimet dhe investimet në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës janë të shumta, banorët e kësaj lagje e kanë humbur tërësisht shpresën për rikonstruksionin e atij aksi.