MOSNDRYSHIMI I VLERËSIMIT KA TË BËJË ME KOMBINIMIN E PROBLEMEVE TË RRËNJOSURA. Publikohet raporti vjetor i Freedom House për liritë në botim ku Shqipëria dhe Kosova janë vlerësuar si vende pjesërisht të lira, në një vit kur gjendja e lirisë në botë pësoi rënie për të nëntin vit me radhë.

Në raportin vjetor të organizatës Freedom House, vlerësimi për Shqipërinë nuk ka ndryshuar, ndërsa Kosova ka shënuar përparim, duke u përfshirë për herë të parë mes vendeve me demokraci elektorale. Sipas raportit të Freedom House, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi, në një sistem matës me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive. Sipas raportit, mosndryshimi i vlerësimit ka të bëjë me kombinimin e problemeve të rrënjosura institucionale dhe reformave pozitive por që janë ende në fazat e para. Raporti nënvizon se qeveria e kryeministrit Edi Rama siguroi në vitin 2014, statusin e vendit kandidat pas tre shtyrjeve të mëparshme dhe është vlerësuar për masat ndaj krimit të organizuar, ligjit të ri për lirinë e informacionit dhe ligjit për proceset e konsultimit për hartimin e legjislacionit dhe strategjive të rëndësishme për politikat. Megjithatë, vazhdon Freedom House, vendi vazhdoi të vuante pasojat e mosmarrëveshjeve politike, përfshirë bojkotimin e parlamentit nga opozita, mosndëshkimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion dhe një trashëgimi emërimesh politike në postet e gjyqtarëve.

Artikulli paraprakENERGJIA, FLUKS NË ZYRAT E KNK
Artikulli tjetërRIKONSTRUKTOHET SHTËPIA E TË MOSHUARVE