VITI 2014 KA SHËNUAR PËRKEQËSIM TË SITUATËS MEDIATIKË NË PËRGJITHËSI NË BOTË. Shqipëria është një vend më liri të pjesshme shtypi dhe radhitet në vendin e 97. Ky është klasifikimi dhe kongluzioni për lirinë e medias në vendin tonë në raportin e fundit të publikuar nga Freedom House. Sipas organizatës, viti 2014 ka shënuar përkeqësim të situatës mediatikë në përgjithësi në botë, duke arritur pikën më të ulët në 10 vjetët e fundit.

Edhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar ulje, ku Kosova këtë vit është klasifikuar në vendin e 100-të, krahasuar me vendin 98 që mbante vitin e shkuar. Elen Aghekyan, analiste në këtë organizatë, sa i përket gjendjes së medias në vendin tonë shprehet: “Shumë nga ligjet në Shqipëri përputhen me standardet e mira evropiane, por zakonisht ajo që mungon është zbatimi. Mungojnë aftësitë strukturore për zbatimin e ligjeve të tilla, si ai për lirinë e informimit. Problemi i vërtetë është te sistemi juridik, i cili nuk është i fortë sa duhet. Bizneset e mëdha kontrollojnë tregun e medias, i cili është shumë i vogël. Shumë nga institucionet e medias janë ende mjaft të reja dhe pa aftësi të forta pavarësie.”thotë ajo. Zonja Aghakyan thotë se përqendrimi i mediave në duart e biznesit në Shqipëri është është një problem mjaft i madh. Për të zgjidhur këtë duhen ligje të forta dhe me masa të forta zbatuese, kundër përqendrimit. Në raportin e Freedom House Maqedonia radhitet në vendin 125, Bosnja 108, Serbia 82 dhe Mali i Zi 79. Të gjitha këto shtete bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira. Freedom House thotë se Bjellorusia, rajoni i Krimesë i aneksuar nga Rusia, Irani, Turkmenistani dhe Uzbekistani janë në mesin e dhjetë vendeve dhe territoreve që kanë vlerësimet më të ulëta për lirinë e shtypit. Në krye të listës së vendeve të lira radhiten Norvegjia, Suedia dhe Belgjika

Artikulli paraprakPËRMBARIMI SEKUESTRO BASHKISË SË PUKËS
Artikulli tjetërPROVIMET E LIRIMIT, GJUHA E HUAJ E DETYRUAR