Frika në Barcelonë u rikthye sërish pas një alarmi të dhënë në linjën 3 të metrosë të Barcelonës, ku makinisti i një prej trenave u ankua për probleme të frymëmarrjes. Policia dyshon se dikush mund të ketë futur lëngë kimike në kanalet e ventilimit.

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo akt vandal. Dy stacione të metrosë në Barcelonë, midis Lesseps dhe Diagonal, u mbyllën pas alarmit. Një substancë e lëngshme ngjyrë jeshile u gjet në një prej vagonëve të trenit.

Disa njerëz pësuan irritime nga lënda e dyshimtë, raportojnë mediat lokale pas marrjes së dëshmive të para. Udhëtarët u evakuuan, ndërsa forcat e sigurisë ndodhen në vendngjarje.

Artikulli paraprakKOLUMBI, VRITET “PASARDHËSI” I ESKOBARIT
Artikulli tjetërHOMAZHE PËR DËSHMORIN ARDIAN KODRA