Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian zhvilluan një takim me homologët e Kremlinit në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara ku zhvillohet Asambleja e Këshillit të Sigurimit.

Në mbledhjen e kryesuar nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, mori pjesë edhe Federica Mogherini, që ka tërhequr vëmendjen me gjestin e saj.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së nuk ka pranuar një filxhan me çaj të cilin ia ka ofruar një diplomat rus.

Në këtë takim u diskutuan marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian.

Nuk dihet pse Mogherini e ka bërë një gjest të tillë, por kohët e fundit rusët akuzohen të kenë gisht në disa helmime, përfshi këtu edhe atë të ish-spiunit Skripal në Salisbury të Anglisë