Gjyakata e Gjirokastrës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Roland Milon, të akuzuar për vrasjen e shokut të tij.

Milo, pronoi në gjykatë vrasjen e Sokol Ramës, i cili u gjet nga policia i pajetë në zonën e Limarit në Këlcyrë disa ditë më parë.

Seanca e sotme është zhvilluar nën masa të forta sigurie për shkak të frikës për ndonjë hakmarrje të mundshme nga ana e familjarëve të të ndjerit.

Forcat e policisë së Gjirokastrës me patrulla të shumta ishin vendosur para Gjykatës së Faktit.

Seanca zgjati 30 minuta ndërkohë që pjesën më të madhe e ka marrë prokurori i çështjes Arben Pasho i cili lexoi të gjithë dinamikën e ngjarjes së para dhjetë ditëve.

Sokol Rama ishte shpallur në kërkim nga familjarët nga fshati Mamaj i Tepelenës, por fatkeqeisht u gjet i pajetë në malet e Këlcyrës.

Drejtuesja e seancës Mirela Ilijopulli, në përfundim, ka dhënë masën “burg pa afat” për Milon i cili menjëherë është transferuar në burgun e Fierit duke shmangur atë të Bënçës afër shtëpisë së tij, për shkak se viktima ka të afërm që vuajnë në këtë burg.

Pas kësaj ngjarjeje, policia ka rënë në gjurmët e një grupi të organizuar të trafikut të lëndëve ndarkotike drejt Italisë apo Greqisë dhe në ditët në vijim priten arrestime të tjera.

Artikulli paraprakZJARR MASIV NË MALLAKASTËR, DIGJEN DHJETËRA RRËNJË ULLINJ
Artikulli tjetërSHERR MASIV ME THIKA E TUBA MIDIS TË MITURVE SHQIPTARË DHE PAKISTANEZË NË ITALI