Policia Rrugore dhe autoriteti Shqiptar Rrugor janë duke inspektuar të gjitha urat në vend për parametrat e sigurisë dhe praninë e tabelave që kufizojnë tonazhet.

Këtë fakt e bëri publik kreu i rrugores Mit’hat Tola, i cili tha se kjo masë vjen pas tragjedisë të ndodhur në Genova në Itali, ku 39 vetë humbën jetën nga shembja e papritur, tre ditë më parë.

“Kemi ngritur grupe teknike pune për të verifikuar gjendjen e strukturave dhe të elementeve të sigurisë së urave në Shqipëri”,- tha Tola.

Kujtojmë se problematikën e urave të amortizuara në Shqipëri e trajtoi një ditë më parë. Të paktën pesë ura, ajo e Vorës, Kukësit, Milotit, Tapizës dhe Dragotit paraqesin rrezikshmëri.

“Javën në mbyllje dhe javët në vijim, shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, nisur nga ngjarja tragjike – rrëzimi i Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona,

ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë.

Në bashkëpunim me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementëve të sigurisë rrugore në këto infrastruktura, Shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve,

për të shmangur dëmtimet dhe respektimin e ligjit duke “prodhurar” me shumë siguri rrugore”

Artikulli paraprakMALI I ZI DO TË NXJERRË USHTRINË PËR TË NDALUR EMIGRANTËT
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY MAKINA, PLAGOSET NJË PERSON