Nuk më mungon dëshira për të kandiduar, por do të respektoj vendimin demokratëve të Lezhës.

Kjo është përgjigjia që kanë marrë gazetarët e Lezhës nga kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj, rreth pyetjes nëse do të rikandidonte sërish në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Frrokaj ka analizuar edhe takimet e mazhorancës në zona të Lezhës, që për opinionin publik janë një fushatë e hapur e kandidatit të së majtës.

Këto deklarata Frrokaj i bëri gjatë një takimi analizë me gazetarët e Lezhës, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë interesit të tyre për disa shqetësime, probleme apo këndvështrime rreth zhvillimeve të fundit në këtë njësi vendore.

 

Artikulli paraprakXHAFAJ: KRIMINALITETI E TERRORIZIMI SFIDË PËR QEVERINË
Artikulli tjetërLEZHË, “ARREST ME BURG” PËR “TRANSPORTUESIN” E MINAVE