FRROKU MORI 79 VOTA PRO PER HEQJEN E IMUNITETIT DHE VETEM 1 ABSTENIM. Kreu demokristian Mark Frroku, ndryshe nga deputeti Tom Doshi i cili nuk u paraqit në asnjë moment në seancën e sotme në Kuvend,

argumentoi para kolegëve të tij elementët sipas të cilit nuk duhet të shtynin deputetët drejt votimit për heqjen e imunitetit të tij. Ai tha se është e paprecedentë që një deputeti t’i hiqet imuniteti e më tej të arrestohet për dëshmi të rremë, kur edhe ky element sipas tij nuk është i provuar. Ai tha se i qëndron çdo fjale që ka dëshmuar para hetuesve, por shtoi se nuk do të donte që kolegët e tij t’i hapnin rrugë një precedenti të tillë, pasi sipas tij, shumë prej deputetëve do të përfundonin në situatën e tij për dëshmi të rremë. Frroku mori 79 vota pro per heqjen e imunitetit dhe vetem 1 abstenim. Ndersa per deputetin Doshi votuan pro te 80 deputetet ne salle. Nga mazhoranca munguan Pjerin Ndreu, Fidel Ylli dhe Ledi Shamku, ndersa nga opozita ne votim mori pjese vetem deputetja Mesila Doda.

Artikulli paraprakANTI- ARMENIA, KUQEZINJTË ME MUNGESA POR OPTIMISTË
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI DHE ISH-KRYEMINISTRI REPLIKOJNË NË DISTANCË