Alarmi për fruthin është rikthyer sërish. Këtë të martë u nda nga jeta një 15 vjeçare në Fushë Arrëz, e megjithatë shqetësimi rikthehet edhe njëherë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër, Astrit Beci, situata aktualisht në Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi të Madhe, aty ku DSHP administron, është e qetë.

Në total, ka patur 13 të dyshuar për fruth, përderisa, vetëm tre prej tyre kanë rezultuar me këtë sëmundje. Sipas Becit, menjëherë janë marrë masat për kurimin e tyre. Ndërsa dhjetë të tjerët të dyshuar, kanë dal plotësisht të pastër.

Beci bënë me dije se janë marrë të gjitha masat për kontrolle periodike dhe ka një vëmendje maksimale nga mjekët për të patur situatën nën kontroll.

Fruthi ёshtё sёmundje ngjitёse virale, qё klinikisht pёrcillet me temeraturё tё lartё, me shenja nёpёr lёkurё dhe enantemёs nё mukoza.

Artikulli paraprakLIVADE, 40 SHTËPI TË BLLOKUARA, NEVOJA PËR UJË TË PIJSHËM IMEDIATE
Artikulli tjetër3670 HA TOKË NËN UJË, 400 SHTËPI TË BLLOKUARA