Vazhdon intensivisht fushata e vaksinimit ndaj fruthit dhe rubeoles me grupmoshat e viteve te lindjes 80-90, ne te gjitha qendrat shendetesore te Qarkut Shkoder.

Me tej kryevaksinatori pranë Drejtorisë se Shëndetit Publik në Shkodër apelon për të gjitha këta persona të cilët nuk kanë dy doza vaksinë në kalendarin e vaksinimit të kryejnë këtë process të domosdoshëm.

Personat e lindur në vitet ‘80-‘90 duhet të ribëjnë vaksinën ndaj “Fruthit” për shkak se në atë kohë është bërë vetëm një dozë e vaksinës dhe nuk është përsëritur dhe se në atë kohë janë hasur probleme me zinxhirin ftohës të ruajtjes së vaksinave.

Nëpërmjet një udhëzimi të shpërndarë në të gjitha poliklinikat dhe ambulancat e lagjeve, strukturat e Institutit të Shëndetit Publik kanë udhëzuar bluzat e bardha që për të gjithë personat që paraqiten pranë qendrave shëndetësore dhe i përkasin grupmoshës së përmendur, duhet të kontrollohen nëse e kanë kryer këtë vaksinë .

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE