Të jetosh si në kushtet e mesjetës pa rrugë, pa ujë të pijshëm dhe pa shërbim mjekësor. Është ky realiteti me të cilin përballen prej afro tre dekadash 1000 banorë të fshatrave Bardhaj, Bleran dhe Rrenc.

Për ta kryesore është asfaltimi i rrugës Bardhanjor-Rrenc, premtim i cili ende nuk është vënë në zbatim.Banorët mbeten në pritje të premtimeve për rikonstruktimin e 4.8 km rrugë.

Banorët thonë se e kanë çuar votën dëm prej kaq vitesh ndaj ata i bëjnë apel komunitetit të zonës që të maten kur të hedhin votën në kutitë e votimit pasi zgjedhjet lokale po afrojnë.

Kërkesat për rikonstruktimin e rrugës do të jenë të vazhdueshme. Ndërhyrjet e vetme në këtë aks rrugor kanë qenë gjatë dimrit, ku me mjete të tonazhit të rëndë bashkia u përpoq të zgjidhte problemet e banorëve.