Fshati Dardhë rrezikon të zhduket nga rrëshqitja masive e tokës. Kështu shprehet kreu i bashkisë Fush-Arrëz Fran Tuci i cili thotë se ka rrëshqitje të një sipërfaqe prej 5 hektarësh tokë ,ndërsa ka nisur edhe shembja e banesave

Kryebashkiaku i Fush-Arrëzit thotë se i ka bërë kërkesë zyrtare këshillit të ministrave dhe është në pritje të ndërhyrjes së shtetit pasi mundësitë e pushtetit vendor janë të pakta

Në fshatin Dardhë të bashkisë Fush-Arrëz janë 7 objekte që rrezikojnë të shemben nga nga erozioni dhe rrëshqitja masive si pasojë e reshjeve të shiut në ditët e fundit,

të cilat kanë qenë të pandërprera.

Rrëshqitja ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët, të cilët netët i kanë kaluar jashtë. Deri tani një banesë dhe në stallë janë shkatërruar. Për këtë zonë është bërë edhe studimi nga institucionet dhe është klasifikuar si një zonë me rrezikshmëri të lartë.Ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë

Artikulli paraprakUKSH NË NDIHMË ZONAVE TË PËRMBYTURA
Artikulli tjetërTË PËRMBYTURIT NË PROTESTË