Prej afro dy muajsh kjo është gjendja në afërsi të Urës së fshatit Kuc i njësisë administrative Gur i Zi. Mbetje të shumta plastike dhe llojeve të ndryshme deri tek inertet e shumta kanë pushtuar kanalin vaditës që kalon nëpër tokat e këtij fshati.

Banorët tregojnë se kjo situatë është krijuar si pasojë reshjeve të shiut ku të gjitha mbetjet kanë ardhur duke u akumuluar dhe kanë krijuar këtë gjendje aspak të papranueshme si për banorët ashtu edhe për administratën e cila mesa duket i ka mbyllur sytë përballë kësaj katastrofe.

Por kjo situatë vjen edhe si pasojë e hedhjes së mbeturinave edhe nga vetë banorët sepse në këtë vend vërehen edhe qese të shumta plastike.

E në rastin më të keq mbetjet e shumta rrezikojnë që të bllokojnë të gjithë sistemin vaditës për të cilin ky kanal i shërben fermereve të zonës.

Tashmë ky kanal si pasojë e mungesës së një pastrimi është shndërruar në një kolektor të madh mbetjesh.

Si pasojë e mungesës së kontiniervë ë për hedhjen e mbetjeve të përditshme banorët përdorin këtë kanal i cili si pasojë e rritjes së temperaturave rrezikon që të kthehet në vatër epidemie.

Qindra qese ,bidona dhe mbetje të tjera lundrojnë nëpër këtë kanal ndërsa institucionet përgjegjëse bëjnë sehir përballë këtij fenomeni të rëndë.Ndaj kërkohet një punë sa më serioze njësisë vendore për monitorimin e mbetjeve