Banorët e fshatit Mazrrek pjesë e njësisë administrative Gur i Zi ankohen se mungojnë shërbimet sociale sic është energjia elektrike, shërbimi shëndetësor apo mungesa e kanaleve vaditesë për të ujitur atë pak tokë bujqësore që ato kanë.

Kryetari i fshatit e ka të vështië të shpjegojë arsyet pse në zonën e tij mungojnë shërbimet bazë.

Zona në fjalë është e njohur për kultivimin e duhanit por mungesa e tregut dhe kostoja e lartë e mbjedhjes krahasuar me cmimin e ulët të shitjes ka bërë që një pjesë e fermerëve të zonës të heqin dorë.

Në fshat nuk funksionon sistemi vaditës.

Linjat elektrike janë një tjetër problem i shtuar pasi për çdo mot të keq ato nuk kanë drita .
Të rinjtë e fshatit e gjejnë shpresën vetëm tek ideja e emigracionit.

Fshati ka rreth 70 familje të cilët kanë kontribuar me paratë e tyre për të hapur rrugën që i lidh me Gurin e Zi .