Banoret e fshatit Fishte ne zadrime te Lezhes nuk e kane pritur mire lajmin per mbylljen e shkolles 9 vjecare “At Gjergj Fishta”, nje tempull dije qe mban mbi supe emrin e kolosit te letrave shqipe.

Shkolla ne fjale ka funksionuar prej vitesh thone ata, ndersa shprehen se emigrimi per nje jetese me te mire ka cuar ne uljen e numerit te popullsise, dhe braktisjes se vendit.

Banoret nuk jane aspak dakort me mbylljen e shkolles dhe qe kjo i demton shum ata dhe femijet e tyre pasi tashme jane te detyruar qe ti dergojne femijet ne shkollen e Troshanit.

Shkolla “At Gjergj Fishta” ne fshatin Fishte te Lezhes eshte nje nga 9 shkollat e mbyllura ne kete qytet.Mbyllja e shkollave ka ardhur per te eleminuar klasat kolektive.

Ne Shkollen “At Gjergj Fishta”, vitin qe shkoi klasa 1 2 dhe 3 kane zhvilluar mesim te gjithe se bashku nga nje mesues.

Tashme kjo shkolle do te funksionoje vetem per kopesht femijesh dhe qe kerkon sa me pare rikonstruksion, pasi si godine eshte e amortizuar dhe pa asnje kushte baze.

 

Artikulli paraprakGURORJA NË DOMEN, DËGJESË PUBLIKE NË BASHKI
Artikulli tjetërSHKODËR, GATI PREMIERA HUMOR E SANDËR RUÇIT