Një fshat i vogël në bregun jugor të Zelandës së Re po planifikon të zbatojë një plan radikal për të mbrojtur kafshët e egra të natyrës, por duke ndaluar të gjitha macet.

Sipas iniciativës së propozuar nga ambientalistët e tokës, pronarët e macave në Omaui do të duhet të pajisen me mikroçip dhe regjistrojnë macet.

Pasi kafsha e tyre të ngordhë, të apasionuarit pas maceve në komunitet nuk do të lejohen të marrin më.

“Pra, macja juaj mund të jetojë në jetën e saj natyrale në Omaui për fat të mirë duke bërë atë që bën. Por, kur të ngordhë, ju nuk do të jeni në gjendje ta zëvendësoni atë”, shpjegoi menaxher i operacioneve të bio-sigurisë, shkruan BBC.

Zyrtarët thonë se kjo masë drastike për macet është e justifikuar për shkak se kamerat kanë treguar macet duke gjuajtur zogjtë, insekte dhe zvarranikë në zonë.

Sipas planit, kushdo që nuk do të pajtohet do të marrë një njoftim, përpara se zyrtarët të heqin kafshët.

Një zyrtar në këtë zonë përkrahu idenë e ndalimit të maceve për të mbrojtur kafshët e egra.

“Ne nuk jemi armiq të maceve, por duam që mjedisi ynë të jetë i pasur me kafshë të egra”, tha ai.

Artikulli paraprakSOT SHORTI I CHAMPIONS, JA KUSH MUND TË JETË GRUPI I FERRIT PËR REALIN DHE BARCELONËN (4 VAZOT)
Artikulli tjetërUNIVERSITETET, SI TË LLOGARISNI MUNDËSITË PËR TË QENË FITUES