Dita e sotme do të jetë festive për futbollin shqiptar.

Përveçse kombëtarja jonë pret në shtëpi kampionët e Botës, ditën e sotme do të ketë një tjetër ngjarje historike. Stadiumi kombëtar, “Arena Kombëtare”, i ndërtuar në gërmadhat e stadiumit legjendar “Qemal Stafa” do të hap dyert për herë të parë për një ndeshje zyrtare.

Fakt mjaft interesant ky, me Federatën Shqiptare që ka menduar të bëj edhe një koreografi fantastike përgjatë këtij 90 minutëshi. Rreth 22 mijë flamuj kuqezi janë vendosur në çdo stol ku do qëndrojnë tifozët.

Një fakt tjetër është që tifozë francezë për këtë takim do të jenë minimal. Mësohet se vetëm 7 tifozë të “gjelave” do të jenë prezent në shkallët e stadiumit, diçka e çuditshme kjo për një kombëtare spektakolare si ajo e Francës.

Artikulli paraprak500 VJETORI I HAVANËS, SPEKTAKËL FISHEKZJARRESH PËR THEMELIMIN E QYTETIT
Artikulli tjetërMETA: SKANDALOZ PRESIONI POLITIK NDAJ KED DHE VITORE TUSHËS