VODHËN BANKËN E NIVELIT TË DYTË, PROCEDOHEN  DY PERSONA
Guvernatori Ardian Fullani ka zhvilluar sot një takim prej 30 minutash me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, pasi ky institucion ka nisur kontrollin në Bankën e Shqipërisë në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713.

Takimi është zhvilluar në ambientet e KLSH-së me dyer të mbyllura, ndërsa vetë Guvernatori nuk ka komentuar asgjë për mediat.
Për media, Bujar Leskaj, është shprehur se me Guvernatorin ka zhvilluar një takim institucional. “Vizita e Fullanit ishte institucionale”, tha ai.
“Zhvilluam një takim pune me Guvernatorin. Kemi nisur kontrollin në BSH për skandalin. Kontrolli do të mbyllet brenda 2-3 muajsh”, ka sqaruar Leskaj më tej.Nderkohe vjedhjet ne bankat e shqiperise, jane shtrire dhe ne ato te nivelit tw dytw. Sipas Policise sw tiranws wshtw ndaluar cia asistentja e një banke të nivelit të dytë që operon në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasen Brunilda Dura, 38 vjeç, banuese në Tiranë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë, policia e Tiranës ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasin F.Z., vjeç 56, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale shpërdorim detyre, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe punohet për shoqërimin e shtetasit Besmir Laja, vjeç 29, i cili dyshohet po për shpërdorim detyre. Nga hetimet e kryera, shtetasi Besmir Laja, punonjës i një banke të nivelit të dytë, arkëtar, dyshohet se ka vjedhur në këtë bankë, duke shpërdorur detyrën, shumat prej: 7.280.012 lekë, 32.900 euro dhe 18.080 dollarë amerikan nga arka e bankës, si dhe 510.000 lekë nga ATM. Ndërkohë shtetasja Brunilda Dura, me detyrë Asistente/Shefe operacionale pranë kësaj banke dhe shtetasi F.Z., me detyrë drejtor dege, dyshohen se përmes shpërdorimit të detyrës kanë lejuar që shtetasi Besmir Laja të kryente vjedhjen. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/c37JuyKCUcE?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]